Rekrutimi dhe intervistimi

Rekrutimi dhe intervistimi

Kur pranoni staf të ri, identifikimi i kërkesave tuaja dhe planifikimi se si të plotësohet vendi i lirë i punës janë të rëndësishme për t’u siguruar se pranoni personin më të mirë në punë.  

Ky udhëzues ju tregon se çka duhet të mendoni para dhe gjatë procesit të rekrutimit, duke filluar nga vendimi se çka ju nevojitet dhe ku do të shkoni për të rekrutuar përmes intervistimit dhe ofertës. Gjithashtu do t’ju rikujtoj se ju duhet t’i trajtoni të gjithë kandidatët në mënyrë të drejtë dhe të shmangni diskriminimin – për shembull në fushën e gjinisë apo racës, orientimit seksual, religjionin apo besimin apo sepse kanë aftësi të kufizuara.

Shkruarja e specifikimeve dhe përshkrimi i punës

Vendet e lira të punës nuk mund të plotësohen në mënyrë të suksesshme përveç nëse është definuar puna në mënyrë të saktë në radhë të parë. Kjo është e dobishme si për ju, punëdhënësin, ashtu edhe për kandidatët potencial. Mendoni për shkathtësitë, njhuritë dhe përvojën të cilën e kërkoni tek kandidatët.

Shkruarja e përshkrimit të punës

Përgatitja e përshkrimit të punës nuk është kërkesë ligjore, por mund të jetë e vlefshme për vendosjen e qëllimit të punës, shpalljen e punës dhe qartësimin se çka duhet të bëjnë aplikantët në punë. Gjithashtu mund të ndihmojë për vlerësimin e performancës së rekrutëve të rinj dhe përcaktimin e trajnimit të nevojshëm. 

Përshkrimi i punës duhet të përfshijë:

  • titullin e punës
  • pozita në kompani, duke përfshirë titullin e punës të personit të cilit do t’i raportojë nëpunësi dhe të atyre që do ti’i raportojnë atij, nëse ka
  • lokacioni i punës
  • përmbledhje e natyrës së përgjitshme dhe objektivave të punës
  • listën e punëve dhe detyrave kryesore të nëpunësit

Përshkrimi i detyrave

Përshkrimi i detyrave nuk është kërkesë ligjore por do të jetë e dobishme kur shkruhet shpallja e punës dhe përcaktohen cilësitë të cilat i kërkoni tek një kandidatë. Përfshinë njohurinë, përvojën dhe shkathtësitë që dëshironi t’i kenë, duke i ndarë ato që janë esenciale për punën nga ato të dëshirueshme. Është me rëndësi të mos ketë diskriminim – shih udhëzuesin tonë mbi parandalimin e diskriminimit dhe vlerësimin e diversitetit.

1. Menaxherët

Nëse rekrutoni menaxher, ju duhet të identifikoni çfarë niveli të përgjegjësisë do të kenë dhe skiconi përshkrimin e punës për ta pasqyruar atë.

Procesi i rekrutimit duhet të strukturohet për t’ju ndihmuar të identifikoni kandidatët më të mundshëm për ta bërë punën e këtij niveli, p.sh. nëse ata demonstrojnë lidership dhe mendim strategjik.

2. Drejtorët (ekzekutiv dhe jo ekzekutiv)

Drejtorët e parë janë caktuar kur kompania është regjistruar. Drejtorët pasues duhet të rekrutohen bazuar në transparencë dhe meritë.

Sigurohuni të zgjedhni drejtorin në bazë të meritës dhe jo për shkak të marrëdhënieve personale apo pjesës së pronësisë në kompani.

Për kompanitë në listë, Kodi i Kombinuar mbi Korporata të Këshilli të Raportimit Financiar rekomandon që këshilli i nominuar duhet të mbikëqyrë rekrutimin e drejtorëve të rinjë.

Ku dhe si të gjendet stafi – shpallja   

Për të gjetur punëtorë, ju mund të shpallni në shtypin nacional, regjional, lokal apo të tregtisë apo në një nga shumë sajtet e internetit të MB-së apo shfrytëzoni agjencionin e punësimit, apo qendërn e punës për rekrutim.

Shpallja e vendit të lirë të punës

Pasi të keni vendosur të shpallni vendin e lirë të punës, mendoni për atë se ksuh dëshiron ta lexojë shpalljen, sa do të zgjasë, sa shpejtë dëshironi përgjigje dhe sa dëshironi të paguani. Opcionet përfshijnë:

  • gazetat dhe revista – mund të arrijnë te audienca specifke brenda sektorit apo lokalitetit 
  • sajtet e internetit – mund të arrijnë shpejtë te audienca e gjërë, dhe disa kanë të dhëna të kandidatëve që mund t’i kërkoni

Kontrolli dhe kostoja – sajtet e internetit mund të jenë më të lira se sa shpallja në gazetë – dhe koha e shpalljes të bëhet me kujdes, d.m.th shmangiuni periudhave të pushimit. Mbani në mend të planifikoni se si do të merreni me përgjigjet.

Shpallja e mirë e punës duhet:

  • të jetë koncize, por të japë informacione të mjaftueshme, p.sh. tregoni lokacionin dhe pagesën
  • qartësisht të tregojë për shkathtësitë dhe përvojën e duhur bazuar, në specifikacionet e personit dhe përshkrimit të punës
  • të jetë mirë e disenjuar
  • të mos jetë diskriminuese
  • të shpjegojë se si duhet t’i përgjigjen aplikantët shpalljes, d.m.th duke dërguar CV apo duke mbushur formularin e aplikacionit