Ankesat kundër vendimeve disciplinore

Në procedurat tuaja disciplinore dhe të ankesave duhet të parashihni të drejtën për ankesë. Vendimi me shkrim duhet ta tregojë të drejtën për ankesë.

Procesurat statutore për vendimet disciplinore dhe largimet nga puna parashohin ankesa për këto raste. Çdo vendim me shkrim disciplinor që i jepet punëtorit duhet të ketë të drejtën për ankesë.

Procedurat duhet të:

  • specifikojnë kohën për parashtimin e ankesës
  • të parashohin (kur është e mundur) që një menaxher i papërfshirë ta dëgjojë ankesën
  • tregojë të drejtat që punëtori mund tëshoqërohet nga kolegu apo nga zyrtari i sindikatës së pavarur

Përveç kësaj, procedura për ankesë disciplinore duhet të shpiegojë cilat veprime mund të merren dhe apelimi kundër ankesës duhet të thotë se rezultati është përfundimtar.

Përgatituni për dëgjimin diciplinor apo të ankesës:

  • merruni me këtë menjëherë
  • jepni kohë të arsyeshme nëpunësit në mënyrë që ai të mund t’i informojë dhe të konsultohet me përfaqësuesit e tij
  • sigurohuni që të gjitha faktet dhe dokumentet të jenë në dispozicion
  • informoni ndonjë dëshmitar apo menaxher
  • caktojeni procesmbajtësin
  • siguroni një menaxher tjetër si dëshmitar të procedurës përkatëse të dëgjimit

Në dëgjimin e ankesës, merrni parasysh:

  • arsyetimin e ankesës
  • ndonjë dëshmi nga vendimi i hershëm

Duhet t’i shkruani nëpunësit për arsyen e vendimit sa më shpejt që të jetë e mundur pas ankesës. Bëjeni të qartë, nëse ky është rasti, se vendimi është përfundimtar.

Gjatë të fazave të hershme duhet të provoni që të përfshini më shumë menaxherë të lartë me çështjen në fjalë në mënyrë që ata të ta dëgjojnë ankesën. Kur nuk keni mundësi ta bëni këtë, personi që e dëgjon ankesën duhet të veprojë në mënyrë të drejtë dhe të sigurohet që e ka shqyrtuar vendimin me kujdes.

Arbitrimi si mjet i ankesës

Kodi i praktikës mbi procedurat disciplinore dhe të ankesës sugjeron se një arbitrim i pavarur mund të jetë metodë e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Nëse të gjitha palët pajtohen, kjo mund të jetë faza përfundimtare.

Ankesat që u parashtrohen organeve të jashtme

Disa industri, p.sh. industrria ndërtimore ka procedura për marrjen me ankesa  ndërmjet organeve të punësimit dhe të sindikatave të pavarura. Kjo duhet të tregohet gjatë procedurës disciplinore.