Menaxhimi i mbeturinave
Mbeturinat përfshijnë çdo substancë që përbën një copë të materialit, rrjedhje apo një tepricë tjetër e padëshiruar që del nga aplikimi i ndonjë procesi, substance apo artikulli që kërkon të hidhet i cili është thyer, i dal nga përdorimi, i kontaminuar apo i prishur; kjo plotësohet me çdo gjë që hidhet, apo veprohet sikur të ishte mbeturinë, supozohet të jetë mbeturinë derisa e kundërta të mos dëshmohet.
Llojet e mbeturinave
Pas definimit se materiali ka qenë mbeturinë; legjislacione të ndryshme duke përfshirë Aktin për Mbrojtjen e Mjedisit 1990, Rrregulloret për Kontrollimin e Mbeturinave 1992 dhe Rregulloret e Licencimit të Menaxhimit të Mbeturinave 1994 kërkojnë që mëtej të definohen llojet e mbeturinave meqë janë me ligj të definuara sipas proceseve apo premmisave nga të cilat prodhohen.
Deponia e kontrolluar përfshinë mbeturinat shtëpiae, industriale dhe komerciale.
- Mbeturinat shtëpiake janë ato të cilat dalin nga vendbanimet e llojeve të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë, dhomat e rimorkueshme, varkë-shtëpitë, kampingjet, burgjet apo mbeturinat nga shkollat, kolegjet apo universitetet.
- Mbeturinat komerciale vijnë nga lokalet që shfrytëzohen plotësisht apo kryesosht për tregti, biznes, sport, rekreacion apo argëtim; me përjashtim të mbeturinave shtëpiake dhe industriale.
- Mbeturinat industriale janë mbeturinat nga fabrikat apo proceset industriale; këto përjashtojnë mbeturinat nga minierat dhe guroreve dhe mbeturinave bujqësore.
Mbeturinat e kontrolluara quhen kështu sepse ato kontrollohet me legjislacion dhe me mënyrën e deponimit të tyre, transporti dhe largimi i tyre duhet t’i përmbush disa kërkesa të caktuara ligjore. Mbeturinat e tjera që përfshijnë mbeturinat bujqësore, radioaktive, të minierave dhe të guroreve, edhe pse nuk janë të përcaktuara si mbeturina të kontrolluara megjithatë kanë restriksionet e tyre.
Disa mbeturina të kontrolluara më tej klasifikohen dhe i nënshtrohen rregullimit të mëtejmë ligjor për shkak të natyrës së mbeturinave dhe nevojës për t’i trajtuar ndryshe.
Mbeturinat e rrezikshme/të posaçme janë të rrezikshme për një sërë shkaqesh përfshirë toksicitetin, ekspozivitetin etj. Ato gjithashtu duhet trajtuar ndryshe nga mbeturinat e tjera.
Menaxhimi i mbeturinave
Menaxhimi i mbeturinave është mbledhja, transporti, përpunimi, riciklimi apo largimi i materialeve të mbetura, zakonisht të prodhuara nga aktiviteti njerëzor në përpjekje për të zvogluar efektin e tyre në shëndetin njerëzor, estetikës apo komoditetit. Në dekadat e fundit i është dhënë rëndësi zvoglimit e efekteve të materialeve të mbetura në botën natyrore dhe mjedisin dhe në gjetjen e përfitimeve nga ato.
Menaxhimi i mbeturinave mund të përfshijë substancat e ngurta, lëngëta dhe gazta me metoda të ndryshme dhe fusha të posaçme për secilën.
Praktikat e menaxhimit të mbeturinave dallojnë në vendet e zhvilluara dhe në
në vendet në zhvillim, për vendet urbane dhe rurale, dhe për prodhuesit rezidencial,
industrial dhe komercial. Menaxhimi i mbeturinave për mbeturinat jo të rrezikshme
rezidenciale dhe institucionale në metropole zakonisht është përgjegjësi e
autoriteteve të qeverisë lokale, ndërsa menaxhimi i mbeturinave jo të rrezikshme
komerciale dhe industriale është përgjegjësi e atij që i gjeneron.
Burimet: