Hapat e implementimit të menaxhimit me konsumatorë

1. Thjeshtë

Mos e komplikoni tepër menaxhimin e konsumatorëve. Menaxhimi i konsumatorëve ka të bëjë me:

  • Gjetjen e kosnumatorëve të duhur
  • Njohjen e tyre
  • Rritjen e vlerave të tyre për kompaninë dhe vlerës së kompanisë për ata
  • Mbajtjen e biznesit në mënyrë me efiçiente dhe më efektive.

 2. Pasqyrë e qartë e konsumatorëve më të mirë dhe mënyra e bisedimit me ta

  • Kuptoni mundësitë e vërteta për profit  – ajo që disa konsumatorë mund të bëjnë një thyerjë dhe një Brand.
  • Hulumtoni nevojat e tyre, motivacionet dhe si do të dëshironin të angazhohen – mos e nënvlerësoni besnikërinë emocionale – besnikëria bihejviorale shpesh fsheh inercionin dhe pakënaqshmërinë.

3. Këndvështrim i gjerë i ndërmarrjes
Konsumatorët nuk menaxhohen në funksionin e quajtur ‘konsumatorë’. Ata menaxhohen nga shitjet, shërbimi, marketingu, prodhimi, logjistika, stafi mbështetës, kompanitë partnere, burimet njerëzore, financat dhe tjerat. Qasja e arritjes së menaxhimit të mirë të konsumatorëve përfshinë ekzaminimin e kuptimit të plotë të ndërmarrjes së menaxhimit të konsumatorit (p.sh. aktivitetet e tërësishme që mbulohen nga modeli CMAT™ që përshkruhet me vonë) dhe dhënia e prioriteteve për njuë sërë veprimesh që kanë për qëllim përmirësimin e modelit të menaxhimit të konsumatorit.

4. Zhvilloni procese dhe sisteme të TI-së për të mbështetur modelin e biznesit jo të kundërtën
Fokusohuni në zhvillimin e procesit dhe përmirësimin e fushave të cilët kanë ndikim në përvojën e konsumatorit. Këtu duhet pasur kujdes. Projektet formale të procesit të riinxhenjeringut mund të shkaktojnë fokusin organizativ që të ndërrohet nga këndvështriimi i jashtëm i konsumatorit në drejtim të fokusit të brendshëm i cili shpesh mund të ndrydhë praktikat e mira të biznesit dhe të obsorbojë ‘energji organizative’. Në të shumtën e rasteve kompanitë duhet të përqendrohen më shumë në ofrimin e transaksioneve themelore pa gabime ëpr kosnumatorë dhe gjithashtu në thjeshtëzimin e asaj që e bëjnë dhe në mënyrën si e bëjnë. Kompanitë duhet të zhvillojnë dhe prezzantojnë sisteme të menaxhimit të konsumatorëve për të:

  • Mbështetur modelin e biznesit të integruar (Menaxhimi i konsumatorit)l
  • Mundësuar njerëit e mirë, duke përfshirë vetkonsumatorët për të kryeer aktivitetet e menaxhimit të konsumatorëve
  • Menaxhuar konsumatorët të cilët duhet t’i menaxhojnë
  • Ofron masat për të treguar nëse sjellja e konsumatorit profitabil është duke u ndikuar.

Kur gjiothçka është thënë dhe është bërë

Menaxhimi i konsumatorit është shumë i thjesht,

madje edhe banal,

kir kihet parasysh sa mir i kuptoni

dhe i trajtoni konsumatorët tuaj,

kudo që i takoni ata.”

 5. Përpiloni një udhëzues të arsyeshëm dhe me prioritet
Shumica e projekteve kanë gjasë të dështojnë për shkak të mungesës së informacioneve dhe planifikimit përkatës.

Arsyet kryesore pse kompanitë dështojnë:

  • Nuk kanë menduar për strategjinë dhe modelin e biznesit.
  • Fokusohen tepër në teknologji dhe investojnë më pak në të dhëna dhe shkathtësi.
  • Përcaktojnë objektiva pa bazë të shëndoshë përsa i përket realitettut të organizatës sot, aftësisë së saj për të ndryshuar dhe pranimit të konsumatorëve në mënyra të ndryshme.
  • Nuk kanë shklathtësi për t’i bashkuar të gjitha gjërat (shpesh sepse këtë nuk e kanë bërë më parë, kështu që nuk dijnë si dhe nga t’ia fillojnë)
  • Zgjdhin partnerë të gabuar për ta mbështetur projektin
  • Provojnë të bëjnë shumë brenda një kohe të shkurtër.

Për t’ju shmangur kësaj:

  • Zhvilloni model të menaxhimit të konsumatorit të qartë dhe të detajuar si dhe kërkesat e biznesit
  • Angazhoni menaxhmentin e lartë dhe sigurojeni përkushtimin e tyre të fuqishëm për të ndryshuar
  • Ndërtoni një udhëzues praktik për menaxhimin dhe ekzekutimin e programit për konsumatorë
  • Jepni prioritet aktiviteteve për të bërë progres të qëndrueshëm, të planifikuar dhe të kontrolluar – një udhëtim të një progresi të qëndrueshëm e jo qasje ‘big bang’
  • Angazhoni sasinë e duhur dhe cilësinë e duhur për t’ju ndihmuar, veçanërisht në lëminë e programit të menaxhimit të konsumatorëve (jo vetëm menaxhimin e projektit).
Përfundimisht, çdo kompani duhet të dijë prej nga fillon – nuk ka kuptim të ndërtohet vizioni në baza të cilat nuk janë të shëndosha.

 

Burimi:

http://www.ogilvy.com/viewpoint/pdf/v5_whitepaper.pdf