Auditimi i jashtëm

Monitorimi i cilësisë nga jashtë është komponentë e rëndësishme e menaxhimit të cilësisë. Ajo i ofron bordit dhe grupeve të tjera që mbështeten në punën e auditorit të jashtëm konfirmim të pavarur të cilësisë së punës së kryer. Monitorimi i cilësisë nga jashtë duhet të bëhet nga persona të kualifikuar të cilët janë të pavarur nga organizata dhe të cilët nuk kanë konflikt të interesit.

Auditorët e jashtëm mund të angazhohen, por kjo mund të kushtojë shtrenjtë për një biznes të vogël. Auditorët e brendshëm të zgjedhur me kujdes janë shumë efikas në mbajtjen e sistemeve dhe në funksionimin e tyre të duhur.

Zgjedhja e stafit nga biznesi konsiderohet të jetë më efikas se sa të merret nga seskioni i auditimit. Kjo mudëson kuptimin e procesit të menaxhimit të cilësisë në biznes, ofron mundësi për sektor të ndryshëm që ta auditojnë njëri tjetrin dhe largon qasjet ‘na dhe ata’’.

Përpos kësaj, kjo është më efikase nëse auditorët nuk janë pjesë e menaxhmentit. Kjo e bënë të qartë se vlerësimi ka të bëjë me sistemin e jo me nëpunësit.

Auditorët e trajnuar mirë do të kujdesen që koncepti i auditimeve të brendshme të shtojë vlerë në biznes, e jo të gjejë gabime tek personat apo funksionet që auditohen.

Nxënësit duhet të kërkojnë vebsajtin në vijim për të gjetur më shumë informacione rreth menaxhimit të cilësisë, normave të ISO Norms, sigurimti të cilësisë dhe auditimeve të çdo standardi. Duhet gjithashtu të shikoni Vijën e Sistemit të Menaxhimit në www.quality.co.uk/, për informacione shtesë lidhur me sistemet e menaxhimit të cilësisë.