Auditimi i brendshëm

Auditimi i brendshëm është profesion dhe aktivitet që merret me këshillimin e organizatave lidhur me mënyrën se si t’i realizojnë më mirë objektivat e tyre. Auditimi i brendshëm përfshinë shfrytëzimin e metodologjisë sistematike për analizimin e proceseve afariste apo problemeve organizative dhe me rekomandimin e zgjidhjeve. Auditorët e brendshëm punësohen nga organizatat për të bërë aktivitet të auditimit të brendshëm. Fushëveprimi i auditimit të brendshëm brenda një organizate është i gjërë dhe mund të përfshijë çështje të kontrollit të brendshëm siç janë efikasiteti i operacioneve, besueshmëria e raportimit financiar, zbulimi dhe hulumtimi i mashtrimeve, ruajtja e aseteve dhe përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret. Auditorët e brendshëm nuk janë përgjegjës për ekzekutimin e aktiviteteve të kompanisë; ata këshillojnë menaxhmentin dhe bordin e drejtorëve (apo organin e ngjashëm mbikqyrës) lidhur me mënyrën se si t’i ekzekutojnë përgjegjësitë e tyre më mirë. Si rezultat i fushëveprimit të tyre të gjërë, auditorët e brendshëm mund të kenë nivele të ndryshme të shkollimit profesional të lartë.

Pavarësia e organizatës

Për ta kryer rolin e tyre në mënyrë efikase, auditorët e brendshëm kërkojnë pavarësi organizative nga menaxhmenti për të mundësuar vlerësim të pakufizuar të aktiviteteve të menaxhmentit dhe personelit. Megjithëse auditorët e brendshëm janë pjesë e menaxhmentit të kompanisë dhe paguhen nga kompania, klienti i tyre kryesor i aktivitetit të auditimit të brendshëm është entiteti i ngarkuar me mbikqyrjen e aktiviteteve të menaxhmentit. Për të ofruar pavarësi, shumë auditor ekzekutiv i raportojnë kryesuesit të komitetit të auditimit dhe mund të zëvendësohen vetëm me marrëveshjen e atij individi.

Roli në kontrollin e brendshëm

Aktiviteti i auditimit të brendshëm kryesisht ka për qëllim përmirësimin e kontrollit të brendshëm. Sipas kornizës së COSO-së, kontrolli i brendshëm zakonisht definohet si një proces që ndikohet nga bordi i një entiteti të drejtorëve, menaxhmentit dhe personelit tjetër, që ka për qëllim të ofrojë siguri të arsyeshme lidhur me arritjen e objektivave në kategoritë vijuese:

  • Efikasiteti dhe efiçienca e operacioneve.
  • Besueshmëria e raportimit financiar.
  • Përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret.

Llojet e auditimeve të brendshme

Ekzistojnë pesë lloje të auditimeve të brendshme të cilësisë të cilët mund të ndahen si në vijim:

Auditimet e sistemeve

Vlerësojnë efikasitetin e sistemit të MC-së si tërësi.

Auditimet procedurale

Elementet e ndryshme të sistemeve të MC-së do të gjykohen për sa i përket procedurave.

Auditimet e produktit/shërbimit

Elementet e sistemeve të MC-së vlerësohen në bazë të produkteve/shërbimeve.

Përpos këtyre, ekzistojnë auditime të rregullta dhe të paplanifikuara. Auditimet e planifikuara janë të përcaktuara në aspekt të afateve dhe fushave që duhet të auditohen si dhe shpeshtësinë e tyre.

Artikulli në vijim mund të shfrytëzohet për t’i treguar pfaktet për dhe kundër lidhur me auditimet e brendshme dhe për ët treguar si të shfrytëzohen auditimet e brendshme për të përmirësuar biznesin dhe për të qenë i suksesshëm

http://www.emeraldinsight.com_Insight_ViewContentServlet_Filename=_published_emeraldfulltextarticle_pdf_1050040305.pdf