Çka është menaxhimi i cilësisë?

Menaxhimi i cilësisë është mënyrë sistematike për t’u siguruar se aktivitetet e domosdoshme për të disenjuar, zhvilluar dhe ofruar produktet dhe shërbimet të cilat kanë më shumë gjasë për të qenë të përshtatshme për qëllimin e synuar, të realizohen sipas planifikimit dhe realizohen në mënyrë efikase dhe efiçiente.

Ekzistojnë tri aspekte kryesore që kërkojnë menaxhim pro-aktiv, të cilat janë:

  • Çfarë do të ofrojë apo do të bëje biznesi;
  • Si do të bëhet kjo
  • Vlerësimi çfarë mund të bëhet për të përmirësuar proceset dhe ofertat e shërbimit apo produktit

Apsketi I tretë ndihmon për të adresuar problemin e nevojave të kuptuara, meqë mendimet e konsumatorëve duhet të mbrohen; fusha e ankesave dhe zhgënjimeve gjithmonë do të jetë e ndërlidhur me nevojat e kuptuara.

Mënyra përmes të cilës një organizatë planifikon ta menaxhojë biznesin e vet është që ajo të ofrojë produktet dhe shërbime cilësore siç specifikohet me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (SMC). SMC-ja është mjet për ofrimin e menaxhimit të cilësisë; ajo definon strukturën organizative, përgjegjësitë, politikat, proceset, standaret dhe burimet e kërkuara për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore. Megjithatë, SMC-ja nuk duhet të kosniderohet si model statik, por si system veprues dinamik njerëzor i cili do të funksionojë vetëm siç synohet nëse menaxhmenti dhe stafi janë të përkushtuar në realizimin e objektivave.

SMC-ja ka dy aspekte të ndërlidhura, nevojat e furnizuesve dhe interesat e tyre, dhe nevojat e konsumatorëve dhe pritjet e tyre. Nevojat e furnizuesve për të realizuar dhe pasur cilësinë e dëshiruar me një shpenzim të favorshëm. Nevojat e konsumatorëve për të pasur besim në aftësinë e furnizuesit për të ofruar dhe mbajtur atë cilësi. Të dy aspektet kërkojnë që të mbahet videncë objektive dhe ato ta analizohen për të treguar se cilësia e kërkuar planifikohet dhe realizohet.

Prandaj, rëndësia e realizimit të disenjeve përkatës, implemtimi dhe mbështetja e SMC-së janë të nevojshme për të dhënë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e efiçiencës dhe efikasitetit të proceseve të biznesit.