Informacione mbi standaret e cilësisë: Familja e ISO-s

Përputhshmëria me ISO nuk është më çështje e zgjedhjes për kompanitë konkurruese. Një hulumtim i paradokohshëm tregon se kompanitë e akredituara me ISO kanë një teh të theksuar në konkurrimin e tyre për biznes ndërkombëtar dhe në sigurimin e besimit të konsuamtorëve. Përputhshmëria me ISO përceptohet më shumë si një shtim i rëndësishëm i vlerës nga blerësit të vetëdijshëm për cilësinë. Në veçanti, seria e standardeve të ISO 9000 është modeli më gjerësisht i pranuar për sigurimin e cilësië në botë. Sot ISO 9000 mburret me mbi 500,000 regjistrime, të lëshuara nga 149 vende dhe ekonomi sipas hulumtimit të ISO-s të ISO 9001:2000 dhe ISO 14001 Certifikata—2003.

Qëllimi I këtyre standardeve është që të zvogëlojnë mbeturinat dhe të sigurojnë dallim në karakteristikat e prodhimit dhe parametrat e procesit, të adresojnë çështjet e gjurmimit dhe të promovojnë përmirësim të vazhdueshëm të efikasitetit të sistemeve të menaxhimit të cilësisë. Aderimi në standardet ISO 9001 mund të jetë mjeti më efektiv i menaxhimit të riskut, të cilën organizatat mund ta shfrytëzojnë për të parandaluar, zbuluar apo kontrolluar produktet dhe shërbimet joorigjinale, dhe kështu të rrisin përputhshmërinë e qëndrueshme.

Standardet e ISO-s kategorizohen në disa ‘’familje’’ të dallueshme standardesh. Familja e menaxhimit të cilësisë definohet nga ISO 9000. Ky trup standardesh adreson të gjitha standardet e menaxhimit të cilësië dhe përmirësimit të vazhdueshëm për të siguruar përputhshmëri me standardet rregullative dhe udhëzimet të cilat përfundimisht ndihmojnë në shtimin e kënaqshmërisë së kosnuamtorit.

Menaxhimi mjedisorë adresohet përmes familljes së ISO 14000. Qëllimi i këtij trupi standardesh është të ndihmojë në minimizimin e efekteve të dëmshme në ambient të shkaktuara nga aktivitetet e prodhimit dhe në arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm të performancës mjedisore.

Për të arritur përputhshmëri me udhëzimet e ISO-s organizatat duhet të themelojnë sistem efektiv për të lehtësuar menaxhimin e procesve të tyre kryesore. Proceset siç është kënaqshmëria e konsumatorit, cilësia e produktit, përputhshmëria apo çështjet mjedisore kërkojnë kontrolle efikase për t’I përmbushur standardet e ISO-s. Shumë kompani të përparuara kanë miratuar procedura të rëndësishme për të ndihmuar në rritjen e efikasitetit operacional dhe në zvogëlimin e gabimeve, duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit që ekziston në treg

Praktikat më të mira të ISO-s

Për të arritur përputhshmërinë me udhëzimet e ISO-s, praktikat më të mira në vijim duhet të formojnë bazën e të gjitha programeve të ISO-s:

1. Themelimi i proceseve të biznesit të definuara në mënyrë të qartë. Hapi i parë në përputhshmërinë me ISO është që të definohen qartësisht proceset e biznesit që janë thelbësor për kontrollin e cilësië. Pasi që këto procese të identifikohen dhe dokumentohen, mund të ndërmirren hapa për optimizimin e proceseve për efikasitet maksimum.

2. Bërjen e auditimeve të brendshme të detajuara dhe identifikimin e zbrastërirave.Auditimi I tërë cilësië dhe procesve të biznesit është hapi I parë I bërë në arritjen e përputhshmërisë me ISO. Auditimi do të zbulojë zbarstërat e cilësisë dhe do të identfikojë proceset joefikase. Pasi që ky hap proaktiv të merret, është me rëndësi të mere veprime korrigjuese për t’u siguruar që të gjitha çështjet që dalin nga auditimi të adresohen me kohë.

3. Auditimet e jashtme të cilësisë. Auditimet e jastme shërbejnë si vlerësim I pavarur dhe verifikim I procesve tuaja të cilat janë thelbësore për përputhshmëri me ISO.

4. Themelimi I procesve efikase korrigjuese dhe parandaluese. Pasi që proceset të themelohen, proceset korrigjuese dhe prandaluese duhet të zbatohen për rezultatete optimale. Natyra e e proceseve siguron që të gjitha çështjet të adresohen dhe mbyllen.

5. Definimi dhe publikimi i të gjitha procedurave të kontrollit të cilësië. ISO obligon procedura me shkrim të kontrollit të cilësisë. Këto procedura duhet të shkruhen, miratohne dhe të shpërndajnë në organizatë për të siguruar përputhshmëri.

6. Definimi i proceseve të monitorimit të cilësië. Asnjë process i ISO-s nuk është i përfunduar pa një mënyrë efikase të monitorimit të proceseve. Monitorimi është kërkesë thelbësorë për ISO sepse ai siguron që udhëzimet të përmbushen vazhdimisht.

7. Themelimi i procedurave dhe udhezimeve për përmirësim të vazhdueshëm. Procesi i monitorimit do të zbulojë nevojën për përmirësim të vazhdueshëm të produktit apo udhëheqjes së procesit. Udhëzimet e vazhdueshme për përmirësim duhet të sigurojnë që çështjet të adresohen në mënyrën më përkatëse. Këto udhëzime duhet të publikohen dhe shpërndahen për të siguruar përputhshmëri.

8. Themelimi dhe realizimi i programit trajnues efektiv. Përputhshmëria me ISO-n gjithashtu obligon që të gjithë njerëzit brenda një organizate të marrin trajnim përkatës. Kjo është thelbësorë në sigurimin e cilësisë dhe zvogëlimin e riskut. Është praktika më e mirë aktuale për të filluar procesin e trajnimit dhe gjurmimin për të siguruar përputhshmëri me kërkesat trajnuese të deklaruara. Shumë organizata shfrytëzojnë teknologji të gjurmimit të trajnimit për t’i adresuar këto kërkesa

9. Implementimi i automatizimit të procesit të cilësisë. Me pjekurinë e organizateve përsa I përket qasjes së tyre në drejtim të përputhshmërisë me ISO, ato kërkojnë t’I automatizojnë proceset që kanë të bëjnë me ISO-n. Ajo që është më e rëndësishme, organizatat kërkojnë që ta bëjnë këtë pa softëare të shtrenjta dhe shërrbime profesionale të cilat janë të metat e industrisë. Zgjedhjet amedeus fuqizojnë organizatat që të arrijnë përputhshmërinë me ISO përmes zgjedhjeve që adresojnë këro kërkesa në mënyrën më gjithëpërfshirëse. Zgjedhja amadeussiane paraqet (praktikën më të mirë) si mënyrën më të mirë për ta arritur përputhshmëri të qëndrueshme dhe për të themeluar qasje të vazhdueshme në organizatë.

10. Cilësia nga lart poshtë. Cilësia ndikon në çdo aspket të biznesit dhe përfundimisht [prek klientin dhe shfrytëzuesin e fundit. Prandaj, praktika aktuale më e mirë për t’i nisur iniciativat e ISO-s nga pjesa më e lartë e organizatës për të siguruar alokim përkatës të burimeve dhe zbatim të politikave të ISO-s..