Cilësia e produktit

Cilësia e produktit mund të definohet si përshtatshmëria për shërbim, zero defekte apo përputhshmëri me specifikacionet; megjithatë, është treguar se për komponentet fizike të cilësisë factor I rëndësishëm është si prodhohet diçka se sa vet produkti actual. Ky përqendrim në proces është adoptuar për shërbime, me nocionin e cilësisë së përgjithshme brenda një organizate, d.m.th. një organizate që përqendrohet në:

·         Nevojat e konsumatorëve

·         Proceset që prodhojnë artikujt apo shërbimet

·         Përmirësim i vazhdueshëm i proceseve dhe shërbimeve

W. Edwards Deming ka vërejtur se të gjitha proceset janë të rrezikuara nga humbja e cilësië përmes variacionit; prandaj menaxhmenti duhet të jetë ivetëdijshëm për këto dhe t’i menaxhojë nivelet e mundshme të variacionit në mënyrë që ato të zvogëlohen dhe të rritet cilësia. Ai rekomandoi një qasje të thjeshtë por praktike të kontrollit të cilësië të njohura si cikli i menaxhimit të: planifikimit, implementimit, kontrollit dhe veprimit.

Aktualisht, Menaxhimi i cilësisë (MC) ka tri qëllime kryesore:

• Jetëgjatësia dhe besueshmëria (fokusi i produktit)

• Cilësia e përceptuar dhe kënaqshmëria e konsumatorit (fokusi I konsumatorit)

• Produktet e reja me orientim në cilësi dhe përmirësimi I vazhdueshëm (fokusi I prodhimit dhe procesit).

QM nuk është më vetëm një aktivitet ndërfunksional që udhëhiqet nga cilësia dhe besueshmëria e organizatës, por është gurthemeli kryesor për të gjitha pjesët, dhe akterët në zinxhirin e furznizimit. POP (Pajimet origjinale të prodhuesit, duke e definuar cilësinë si mundësinë e tyre për të krijuar kënaqshmërinë e konsumatorit adoptojnë menaxhimin e cilësisë totale (MCT) si qasje gjithëpërfshirëse nga lartë-poshtë.

Deming-u gjithashtu vërejti se cilësia ka të bëjë me njerëzit e jo me produktet. Ky besim është përfshirë në një numër parimesh të menazhmentit, duke përfshirë:

·         Krijimin e vazhdimësisë së qëllimit për përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve

·         Futja e cilësië në produkt

·         Shmangien e kontratave të ulëtatë tenderëve, synimi për masa kuptimplote të cilësisë bashkë me çmimin

·         Shfrytëzimi i metodave moderne të trajnimit për të gjithë, duke përfshirë menaxhmentin

·         Pëcaktimi i lidershipit që ka për qëllim ndihmesën e njerëzve për punëmë të mirë

·         Inkurajimin e komunikimeve efikase në dy drejtime

·         Themelimi i përkushtimit të përhershëm të menaxhmentit të lartë për përmirësim të cilësisë