Analiza e tregut
Para fillimit të një biznesi
duhet të analizohet tregu i shënjestruar për produktet/shërbimet dhe konsumatorët
e tyre. Analiza e tregut fillon me përcaktimin e tregut dhe hulumtimin e akterëve
të tregut. Për këtë analizë ekzistojnë metoda të ndryshme në dispozicion.
Metodat më të rëndësishme do të prezantohen në vijim.
Analiza e Porterit
Porter-i definon pesë forca në treg të cilat duhet të analizohen. Ai gjithashtu jep shëmbuj për faktet që duhet të hulumtohen si shpenzimet ndryshuese apo kapaciteti, barrierat për hyrje etj.
Informacionet e analizës së Porter-it duhet të japin një
pasqyrë të tregut dhe të tregojnë se cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë
në të. Pas strukturimit të tregut, konsmuatorët duhet të analizohen dhe të definohet
tregu i shënjestruar. Për analizën e segmentimit të jashtëm më poshtë,
rekomandohet që të shikohen produktet zëvendësuese (p.sh. kamerat- kamerat në
telefonat celularë.)