Për çka janë pasqyrat financiare në planin e biznesit?

 

Për çka janë pasqyrat financiare në planin e biznesit?

 

Pasqyrat financiare të kompanisë janë pjesa thelbësore e informacioneve financiare të planit të biznesit. Ato tregojnë rezultatet e kaluara të kompanisë dhe parashikimet e saj për të ardhmen.

Për një kompani që kërkon kapital, investitorët e mundshëm do të dëshirojnë që të shohin bilancin e gjendjes, pasqyrën e të ardhurave, dhe pasqyrat e rrjedhës së kesh-it për tri vite paraprake bashkë me rrjedhën e kesh-it për pesë vite, pasqyrat financiare dhe parashikimet e suksesit. Për kompanitë e reja që kërkojnë kapital për fillim mund të mjaftojë parashikimi i shitjeve me informacionet për koston e operimeve, shitjen dhe koston administrative. Në situata të tjera, informacione më të shumta financiare mund të jenë të dëshirueshme. Për shembull, nëse shuma të mëdha do të investohen në asetet kapitale, ju mund të ofroni një listë të blerjeve të parashikuara. Përgatitja e këtyre pasqyrave kërkon ekspertizë në financa dhe kontabilitet. Në vijim janë dhënë konsideratat kryesore në parashikimin e atyre që u thanë më lartë:

Korniza kohore

Parashikimi i zakonshëm në planin e biznesit mbulon pesë vite. Minimum, parashikimi i juaj duhet të jetë për tri vite. Më pak se tre vite nuk do të jetë e mjaftueshme për vlerësim nga investitorët dhe huadhënësit e mundshëm. Parashikimi matanë pesë viteve konsiderohet si shumë spekulativ për të qenë i dobishëm. Pasqyrat e rrjedhës së kesh-it dhe financiare duhet të tregohen për çdo muaj për dy vitet e para; pastaj mund të tregohen për çdo tre muaj. Pasqyrat e bilancit duhet të përgatiten së paku për çdo tre muaj për dy vitet e para dhe pastaj për çdo vit.