Llojet kryesore të huasë

Dhënia e kredisë me këste

Huamarrësi fillimisht merr një shumë parash nga huadhënësi, të cilin ai e paguan në kiste të rregullta (mujore) – huadhënësit në të shumtën e rasteve bankës. Ky shërbim zakonisht ofrohet me kosto, të cilit i referohemi si kamatë në borxh që paguhet me kamatë në pagesa të njejta periodike.

Anuiteti/Pagesa e borxhit më këste

Kredi anuiteti është kontratë që ofron pagesa në intervale të rregullta (zakonisht mujore) për një periudhë të caktuar apo për tërë jetën e anuitantit. Pagesat e të hyrave mund të fillojnë menjëherë,apo të shtyhen për një datë të ardhshme.

Kredia Bllok

Kredia e zakonshme që është në dispozicion në aranzhimet e hapura për një periudhë të caktuar kohore. Për shembull, vija e kredisë, për zgjatjen e financimit afatgjatë apo huave të investuese.

Kredi e tejkaluar

Një teknikë përmes të cilës klientit të bankës i lejohet që të tërheqë nga banka llogarinë e tij, d.m.th. tërheq paratë që e tejkalojnë bilancin e kredisë. Banka i jep klientit të saj një lehtësi të përgjithshme kreditore, përmes të cilës klienti, përmes tërheqjes së një shume ë madhe i jep vetvetes një kredi afatshkurtër pa pasur nevojë për marrëveshje formale të marrjes së kredisë. Përparësia për klientin është se do të paguajë vetëm për aqë sa ka huazuar.

Kredia e përtëritshme:

Kredia që automatikisht mund të përtërihet pa negociata shtesë me bankën. Kjo kredi është në dispozicion për një sasi të caktuar e cila mbetet konstante gjatë një periudhe të caktuar kohore, ashtu që sa herë bëhet tërheqja ajo përsëri është në dispozicion për sasinë e saj të plotë. Huadhënësi është i detyruar me ligj që ta vë në dispozicion fondin për të cilin janë marrë vesh me huadhënësin, ndërsa klienti mund të tërheq para sipas nevojave të tij. Kredia rrotulluese mund të jepet për kredi afatshkurtëra (më pak se një vit), por gjithashtu për financime afatmesme (deri në tri vjet). Huamarrësi duhet të paguajë tarifën e zotimit për shumën e pa shfrytëzuar të kredisë (zakonisht rreth 0.5%), përveç kamatës (0.5% mbi shkallën e kredisë afatmesme).