Planifikimi i burimeve njerëzore

 

Plani i planifikimit të burimeve njerëzore (BNJ) është dokument që përshkruan qëllimet dhe mjetet e burimeve njerëzore gjatë një periudhe të caktuar kohore. Plani i BNJ-së i ndihmon menaxhmentit që t’i qartësojë dhe të përqendrohet në përpjekjet e përcaktuara dhe shërben si bazë për diskutim si dhe bazë për ofrimin e standardeve përmes të cilave performance mund të matet dhe të shqyrtohet.

 

 

Qëllimet dhe objektivat e planifikimit të burimeve njerëzore

Planifikimi efikas i burimeve njerëzore mund t’u ndihmojë menaxherëve në përmbushjen e nën-qëllimeve e tyre organizative si dhe të objektivave më të gjera, siç është profitabiliteti dhe nevojat e të punësuarëve në organizatë. Për shembull, planifikimi efikas mund të:

1. Shërbejë për të stabilizuar nivelet e punësimit kur kërkesa për produktin e firmës është e ndryshueshme, duke zvogëluar kështu shpenzimet për kompensim të papunësisë për shkak të pezullimeve, duke u ofruar më shumë siguri në punë nëpunësve të firmës dhe duke minimizuar shpenzimet jashtë orarit gjatë periudhave të kërkesave kulmore.

2. Parandalojë të punësuarit e rinj nga lëshimi i firmës pas programeve të shtrenjta trajnuese sepse atyre u mungojnë mundësitë për promovim.

3. Zvogëlojë problemet e trashëgimisë menaxheriale duke lejuar plane për zëvendësime që duhet të bëhen paraprakisht në rastet kur ekzekutivët japin dorëheqje apo vdesin.

4. Bëjnë të mundshme alokimin e burimeve financiare në mënyrë që departamentet të kenë njerëz të mjaftueshëm për t’i realizuar qëllimet e dëshiruara të firmës.

 

Burimi:

http://www.hrmanagement.gc.ca/gol/hrmanagement/site.nsf/en/hr10777.html

http://sbinfocanada.about.com/cs/businessplans/a/bizplanmanage_3.htm