Njësia mësimore 7 (Kapitulli 5): Biografia (Curriculum vitae) dhe planifikimi i burimeve njerëzore

IDevice Icon Rezultatet e mësimit

Pasi të keni vizituar këtë njësi mësimore, do të jeni në gjendje:

  • Të zgjidhni strukturën më të mirë të organizimit dhe administratës
  • Të vendosni në mënyrë strategjike dhe të përgatitni strategjitë e biznesit lidhur me organizimin e menduar
  • Të shkruani historinë biznesore dhe autobiografinë/CV (curriculum vitae)
  • Të llogarisni planin e burimeve njerëzore

IDevice Icon Njohuritë paraprake

Si njohuri dhe kërkesë paraprake, kemi caktuar:

  • Njohuri për përdorimin e internetit (shfletimi, ang.browsing, kërkimi, ang. searching)
  • Qasje në internet për vizitimin e njësive mësimore on-line
  • Njohuri për statistikën dhe metodën e saj
  • Njohuri për përdorimin e Microsfot Office (Word dhe Excel) ose aplikacion të ngjashëm
  • Kohën e ndarë për procesin mësimor/shkrimit/llogaritjes

IDevice Icon Koncepti

Kapitulli fillon me hyrjen në aspektet ligjore për hapjen, udhëheqjen dhe mbylljen e një biznesi, për kapitalin dhe strukturat bashkëpunuese.

Kjo pasohet me një detyrë, që ka të bëjë me shkrimin e historisë së biznesit. Njësinë pasuese mësimore është, gjithashtu, me bazë kompjuterike/online dhe ka të bëjë me njohuritë e përgjithshme të kritereve të administratës dhe lokacionit.

Në kuadër të njësisë mësimore 5, paraqiten aspektet e metodave strategjike të kontrollimit dhe thellohen në fazën sy-më-sy. Detyra e planifikimit strategjik pason në njësinë tjetës mësimore, gjatë të cilës shkruhet strategjia kryesore.

Njësia mësimore e fundit është rreth shkrimit të autobiografisë / CV (Curriculum Vitae) dhe llogaritja e resurseve njerëzore, që shoqërohet me një detyrë për këto përmbajtje.