Matrica BCG

Matrica e BOSTON-it (aka B.C.G. analysis, B.C.G.-matrix, Boston Consulting Group analysis) është diagram që është krijuar nga Bruce Henderson për the Boston Consulting Group në 1970 për t’u ndihmuar koorporatave në analizën e njësive të tyre afariste apo linjave të produktit. Kjo ndihmon kompanitë në alokimin e burimeve dhe shfrytëzohet si një vegël analitike në marketingun e markës, menaxhimin e produkteve, menaxhimin strategjik dhe analizën e portofolios.

Metoda e matrices BCG bazohet në teorinë e ciklit jetësor të produktit që mund të përdoret për të përcaktuar cilat prioritet duhet t’i jepen në portofolion e produktit të njësisë afariste. Për të krijuar vlerë afatgjate, kompania duhet të ketë portofolio të produkteve që përmban produktet me zhvillim të lartë, që kanë nevojë për inpute në kesh dhe produkte me zhvillim të ulët që gjenerojnë shumë para kesh. Kjo ka 2 dimensione: fitimi nga tregu dhe rritja e tregut. Prapa kësaj qëndron fakti; sa më shumë që të ketë fitim nga tregu ose sa më shpejt që të rritet tregu i produktit aq më mirë për kompaninë.

Në kontekstin e shërbimit profesional të firmës, matrica BCG është vegël për të përcaktuar atraktivitetin e një shërbimi apo fushës së ushtrimit, bazuar në ciklin jetësor të shërbimit dhe kurbën e përvojës. Me fjalë të tjera, ajo ofron informacione kritike të cilat u nevojiten strategjistëve për të vendosur se ku duhet t’i fokusojë firma burimet gjatë ciklit të ardhshëm strategjik.

Synimi fillestar i matricës së fitimit nga rritja, ishte që të vlerësohen njësitë e biznesit, pra vlerësimi i njëjtë mund të bëhet për linjat e produktit apo çdo entitet tjetër që gjeneron kesh. Kjo duhet të tentohet për vijat reale që kanë histori të mjaftueshme për të bërë ca parashikime; nëse koorporata ka prodhuar vetëm disa produkte dhe i ka quajtur ato linjë produkti, mospërputhja e modelit do të jetë shumë e lartë për këtë lloj të analizës. Ajo gjithashtu mund të përdoret për të treguar pozitën e firmës.

 

Burimet:

http://valuebasedmanagement.net/methods_bcgmatrix.html,
http://www.answers.com/topic/growth-share-matrix?cat=biz-fin
,
http://www.netmba.com/strategy/matrix/bcg/,
http://www.robmillard.com/archives/tools-for-strategists-the-bcg-growth-market-share-portfolio-matrix.html,
http://www.tutor2u.net/business/presentations/strategy/newbcgmatrix/default.html