Strategjia e përgjithshme e marketingut


Marketingu është proces përmes të cilit biznesi vendos se çka do të shesë, kujt do t’i shesë, kur dhe si. Marketingu shpiegon se çfarë jeni duke bërë dhe me cilat instrumente, për t’i fituar konsumatorët. Strategjia e përgjithshme përbëhet nga katër elemente:

·         Produktet dhe/apo shërbimet dhe propozimi juaj unik i shitjes

Cili është malli apo shërbimi të cilin biznesi i juaj do ta ofrojë? Në çfarë mënyre është ai produkt më i mirë se sa ata kundër të cilëve ai do të konkurrojë? Psë do ta blejnë njerëzit atë?

·         Çmimi/strategjia e çmimit

Sa mund të jetë çmimi? Si e bëni balancimin ndërmjet vëllimit të shitjes dhe çmimit për t’i rritur në maksimum të hyrat?

·         Vendi/shitjet/plani i distribuimit

Cilat kanale të shitjes do t’i përdorni? A do të shisni përmes telefonit apo produktet tuaja do të dërgohen në shitore me pakicë? Cili kanal do t’ju lejojë që ta arrini ekonomikisht audiemcën tuaj të shënjestruar?

Promovimet dhe plani i reklamimit

Si do të pozicionohet produkti apo shërbimi i juaj në treg? A do të ketë produkti i juaj imazh stimulues me një çmim që i përshtatet? A do të jetë jo i shtrenjt, pa alternativë të ofertave të ngjashme nga bizneset e tjera? Çfarë lloje të reklamimit do të përdorni? Kur do të bëhen rekalmimet? Si do të paketohet produkti?

 

Plani i biznesit mund të ndahet në sektorët e lartëpërmendur. Informacioni në vijim është i dobishëm për realizimin e qëllimeve, për informimin e investitorëve potencial të kapitalit apo partneërëve të tjerë me planin e biznesit.

 

 


Burimet:

http://sbinfocanada.about.com/cs/businessplans/a/bizplanmarkplan.htm

http://www.zionsbank.sbresources.com/SBR_template.cfm?DocNumber=P02_5401.htm

http://www.hcmc-consulting.de/b2b/en/consulting.htm

http://www.businessballs.com/freebusinessplansandmarketingtemplates.htm

http://www.businessballs.com/freebusinessplansandmarketingtemplates.htm

http://www.teialehrbuch.de/MMU/15278-Teilbereiche-der-Preispolitik.html

http://www.existenzgruender.de/marketingplaner/hintergrundinfos/preis/index.php

 

Nëse ka ndonjë pyetje lidhur me terminologjinë, shikoni te faqja:

http://www.majon.com/search_engine_marketing_glossary_terms.html