Llojet e organizimit të biznesit për ju

Pa marrë parasysh se a donii të jeni i vetëm apo me një person tjetër, më së miri është të këshilloheni me juristin, për të vendosur se cila formë e organizimit të biznesit do të jetë më e mirë për ju. Zgjedhjet tuaja dhe veçoritë e secilës janë thelbësore:

  • Pronësi individuale është një person i vetëm. Ai ka përgjegjësi të pakufizuar për të gjitha borxhet biznesit dhe për të hyrat apo fitimin nga biznesi do të raportohen në emrin e tij për pagesë të tatimit bashkë me të gjitha të hyrat apo shpenzimet e tjera të cilat ai apo ajo normalisht i raporton (edhepse ato do të jenë në fletë të posaçme). Përkundër faktit se pronësia i shmanget shpenzimeve për formimin e partneritetit apo korporatës, shumë njerëz i fillojnë bizneset në këtë mënyrë sepse nuk janë të njoftuar me format e tjera të organizimeve.
  • Në partneritet të përgjithshëm secili prej të dyve ose më shumë partnerë kanë përgjegjësi të pakufizuar për borxhet e biznesit. Të hyrat dhe shpenzimet raportohen në fletë të posaçme për qëllime të pagesës së tatimit, por secili partner pastaj raporton pjesën e tij të fitimit apo të humbjes nga biznesi si një vijë për tatimin e tij personal.
  • Me partneritet të kufizuar, secili prej partnerëve të përgjithshëm ka përgjegjësi të pakufizuara për borxhet e partneritetit, por ekspozimi i kufizuar i partnerëve në borxhet e partneritetit kufizohet me kontributin e secilit që ka bërë për partneritet. Me disa përjashtime të caktuara dhe të vogla, raportimi për tatim është i njëjtë sikur për partneritetin e përgjithshëm.
  • Korporata ofron përgjegjësi të kufizuar për investitorët. Përveç siç tregohet më poshtë, asnjëri prej aksionarëve në korporatë nuk është i obliguar për borxhet e korporatës; kreditorët mund t’i shikojnë vetëm asetet e korporatës për pagesë. Korporata e regjistron tatimin dhe e paguan atë me të hyrat e veta. Nëse korporata shpërndan disa nga fitimet në formë të dividendave, ajo nuk i zbret dividendat në zbritjen e taksave, por aksionarët duhet të paguajnë tatimin në ato dividenda edhe pse korporata e ka paguar tatimin në fitim. Korporata ka disa beneficione në tatim siç është zbritja e sigurimit shëndetësor.
  • Korporata që ka zgjedhur për të qenë "S" korporatë për qëllime të tatimit federal në të hyra, trajtohet si partneritet për qëllim të tatimit, ndërsa trajtohet si korporatë e rregullt për qëllime të tjera.
  • Kompani me përgjegjësi të kufizuar - kompania ofron përgjegjësi të kufizuar për të gjithë anëtarët e saj, por zakonisht mund të trajtohet si partneritet për tatimet federale të hyrave. Ligjet shtetërore mund të dallojnë lidhur me trajtimin e tyre si partneritet apo korporatë për pagesën e tatimit në të hyra. Ajo mund të menaxhohet nga të gjithë anëtarët, apo mund të ketë menaxhim qendror nga një apo më shumë anëtar.

Natyrisht se ekzistojnë dallime në këto rregulla ju duhet të konsultoheni me përfaqësuesin ligjor dhe/apo kontabilistin tuaj për secilin rast specifik për të vendosur se cila form e organizimit më së miri i përshtaten nevojave tuaja.

Një nga gjërat që duhet pasur parasysh në marrjen e vendimit përfundimtar është fakti se edhe pse korporata ka përgjegjësi të kufizuar për aksionarët e saj, nëse korporata nuk ka asete të mjaftueshme kreditorët e ndryshëm mund të insistojnë në garancione personale të aksionarëve. Shembuj të kësaj janë qiradhënësi, disa furnizues dhe sipas ligjit detyrimi për taksa të caktuara të rrogave dhe detyrimet ndaj nëpunësve.