Identifikoni llojet dhe burimet e informacionit

Ekzistojnë dy lloje të mundshme për hulumtuesin e tregut: të dhënat parësore dhe të dhënat dytësore. E dhënë parësore është mbledhja origjinale e informacionit për qëllimin specifik. E dhëna dytësore i referohet informacionit i cili tashmë ekziston dikund dhe që është mbledhur për qëllime tjera. Të dy llojet e hulumtimit kanë një numër të aktiviteteve dhe metodave të lidhura me ato. Hulumtimi dytësor zakonisht është më i shpejtë dhe më pak i kushtueshëm për tu bërë se sa hulumtimi parësor. Grumbullimi i hulumtimit dytësor mund të jetë e thjeshtë sa edhe bërja e një udhëtimi to bibliotekën lokale apo qendrën e informacionit të biznesit, apo shikimi në internet.

Ekzistojnë shumë statistika rreth bizneseve të ndryshme që mund të shfrytëzohen për këtë hulumtim.

Të dhënat dytësore ndihmojnë identifikimin e problemit; më mirë e përcaktojnë problemin; zhvillojnë një afrim problemit??; formulojnë një disenjim të duhur të hulumtimit; përgjigjen pyetjeve të caktuara të hulumtimit dhe testojnë disa hipoteza hulumtuese; interpretojnë të dhënat primare më thellësisht.